Tregjet europiane bien përseri
Frankfurt, 7 korrik - Shqetësimet e reja mbi krizën e borxheve në eurozonë dhe ekonominë globale shkaktuan një rënie të mprehtë në tregje të premten.
Euroja ra përtej 1.23 dollarëve, duke shënuar vlerën më të ulët brenda dy vjetëve dhe duke bërë që stoqet evropiane të shënojnë një rënie të dukshme.
Me përfundimin e javës, indeksi Eurostoxx 20 humbi më shumë se dy për qind, për shkak të shenjave për presione të sërishme mbi tregun e zhytur në borxhe të Spanjës dhe një raporti më të dobët sesa pritej për vendet e punës në Shtetet e Bashkuara.
Rënia në tregjet evropiane vjen një ditë para se Banka Qendrore Evropiane synon të shtojë besimin e investitorëve në eurozonë, duke ulur kamatat e interesit në një përqindje historike prej 0.75 për qind.