Tregjet e aksioneve në SHBA pësojnë rënie
New York, 3 gusht - Tregjet e aksioneve në SHBA kanë rënë ndjeshëm pas miratimit të legjislacionit për të rritur kufirin e borxhit amerikan.
Rëniet shënuan humbjet më të këqija për tregjet amerikane që nga kriza ekonomike e vitit 2008.
Të martën, pas debateve të gjata, presidenti Barak Obama nënshkroi ligjin që lejon rritjen e kufirit të huamarrjes në Shtetet e Bashkuara.