Tregjet botërore të shqëtësuara nga zhvillimet në SHBA dhe BE
New York, 10 gusht - Departamenti i Rezervave Federale (FFED), ose Banka Qendrore amerikane po kërkon rrugën e eliminimit të krizës, në një kohë kur ari dhe valuta kanë njohur nivelet më të larta.
Ulja e notës së kredisë së Shteteve të Bashkuara nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit financiar Standard and Poor\'s nga niveli 3A në 2A e çoroditi ekonominë globale.
Bursa amerikane pothuajse ceku fundin e kurbës.
Rënia të forta pati edhe në bursat e tjera botërore.
Një stanjacion në ekonominë amerikane, marrja e masave për shkurtime në import dhe shpenzime publike nënkupton shtyrjen drejt stanjacionit edhe ekonomitë e vendeve të tjera.
Banka qendrore amerikane është në kërkim të një recete, që do të evitonte shqetësimet në tregjet financiare.
Disa ekonomistë janë të mendimit se banka qendrore nuk mund të bëjë shumë gjëra në këtë drejtim.
Bëhet e situr se për shkak të masave të fundit, të marra me qëllim qetësimin e tregjeve, norma e interesit pothuajse është ulur deri në zero dhe bilanci i bankës ka arritur në një shifër rekord, 2,9 trilionë dollarë.
Presidenti amerikan, Barak Obama, në një fjalim inkurajues që mbajti tha se ekonomia e vendit është ende e fuqishme në nivelin 3A.
Një burim tjetër që i shqetëson tregjet globale është edhe zona euro. Politikat për kursim nuk mjaftuan për kapërcimin e problemeve ekonomike. Në rast të falimentimit të Italisë dhe Spanjës, dy vende që sot ndodhen në prag të krizës, Bankën Qendrore Evropiane e pret një sfidë edhe më e madhe se sa ajo e borxhit grek.