Tregjet botërore të shqetësuar për një krizë të re financiare
New York, 6 gusht - Gjatë ditëve të fundit më bursat amerikane dhe aziatike janë shënuar rënie të forta të cilat kanë shfaqur një shqetësim serioz për një krizë të re financiare.
E ndërsa zhvlerësimi në bursën e New Yorkut është regjistruar mbi 4 për qind, në bursat aziatike, kjo shifër i është afruar 5 për qind.
Njoftohet se Wall Street ka pësuar rënien më të madh që nga kriza e 2008-ës e këtej.
Edhe bursa e Tokios ra në nivelin më të ulët të regjistruar në vend pas tërmetit dhe cunamit të muajit mars.
Fuqizimi i Jenit japonez përballë dollarit amerikan nuk është ndaluar pavarësisht ndërhyrjes që ka bërë Banka Qendrore e Japonisë.
Ka shqetësime se shifrat e papunësisë që do të publikohen sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta shtojnë edhe më shumë prirjen për shitje në bursa.