29 Dhjetor 2024

Tregjet botërore rimëkëmben pas fitores së Trump

New York, 10 nëntor - Tregjet botërore kanë rimarrë veten, pas rënies menjëherë pas zgjedhjes së papritur të Donald Trump në zgjedhjet e SHBA-së.

Tregjet botërore të aksioneve dhe dollari amerikan pësuan rënie të thellë pas lajmeve se Trump u zgjodh presidenti I 45 I SHBA-së, por filluan ta marrin veten gjatë ditës së mërkurë.

Tregjet botërore u rikonsoliduan posacërisht të enjten më 10 nëntor dhe dollari e çmimet e naftës u rritën.

Shumica e tregjeve në Azi u përmblodhën, pas fjalimit pajtues të pranueshëm të Trumpit që ndihmoi të zbuten shqetësimet e tregjeve financiare që u krijuan me fitoren e tij të papritur zgjedhore.

Trump ka bërë fushatë kundër marrëveshjeve të tregtisë së lirë si NAFTA dhe marrëveshja e fundit e Partnertetit Trans-Paqesor, duke sugjeruar se do të vë taksa për importet nga vendet si Kina e Meksika, dhe ka premtuar ndërtimin e një muri në kufirin jugor për të bllokuar imigrimin illegal pë rtë cilin qeveria e Meksikës do të paguante.

Investitorët i kanë parë politikat e administratës së Clintonit si, përgjithësisht, “një vazhdimësi të status quos” të vendosur nga Presidenti Barack Obama

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)