24 Dhjetor 2024

"Tregjet botërore përballen me probleme pa naftën e Iranit"

Teheran, 28 nëntor - Ministri iranian i naftës deklaroi se tregjet botërore të naftës pa naftën e Iranit do të përballen me probleme serioze dhe në këtë mënyrë do të pësojnë vendet e vogla.

Rostam Kasemi duke folur për sanksionimin e sektorit të naftës iraniane nga disa vende perëndimore u shprehë se është e pamundur që tregjet botërore të mos marrin parasysh naftën e Iranit.

Ai duke thënë se nafta më e madhe e Iranit shitet në lindje të Azisë, theksoi se kërkuesit e naftës të Iranit janë të shumtë dhe ne nuk kemi naftë të tepër për të shitur.

Kasemi në vazhdim pohoi se Irani është vendi i dytë në prodhimin e naftës në OPEC dhe shtoi: Shtetet që deri tani kanë blerë naftën e Iranit nuk mund të gjejnë një vend tjetër për të përmbushur nevojat e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)