23 Dhjetor 2024

Tregjet aziatike të aksioneve shënojnë rënie

Hong Kong, 26 gusht - Tregjet aziatike të aksioneve kanë shënuar rënie ditën e hënë, si pasojë e përshkallëzimit të luftës tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar të premten për rritje të tarifave në të gjitha importet kineze të nisura drejt SHBA-së.

Ky njoftim ka ardhur pasi Pekini ka thënë se do të vendosë masa të reja dhe do të rrisë tarifat në importet amerikane në Kinë.

Tregu i aksioneve në Hong Kong ka rënë për 3.2 për qind, në Shangai 1.3 për qind, dh në Japoni 2.3 për qind.

Të hënën, valuta kineze, yuan është tregtuar rreth 7.5 kundrejt dollarit amerikan.

Rënia e vlerës së kësaj valute, ka shtyrë më herët gjatë këtij muaji SHBA-në që ta konsiderojë Kinën “manipuluese të valutës”, duke shtuar tensionet në mes të të dyja shteteve.

Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një betejë tregtare nga viti i kaluar, duke vendosur tarifa tregtare ndaj produkteve të njëra-tjetrës në vlerë të miliarda dollarëve.

Presidenti Trump ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale.

Mirëpo në Kinë, ekziston bindja se SHBA-ja po synon t’i zvogëlojë këtij shteti zhvillimin që po përjeton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)