27 Dhjetor 2024

Tregjet aziatike shënojnë rritje

Tokio, 18 qershor - Tregjet në gjithë Azinë janë hapur në vlera më të larta, pas lajmeve se në Greqi ka gjasa të formohet një koalicion qeveritar, që mbështet masat e kursimit.

Indeksi Nikkei i Tokios është rritur për 2.1 për qind, ndërsa Kospi i Koresë Jugore për 2.08 për qind.

Lajmet nga Greqia i kanë dhënë shtytje edhe euros në tregjet aziatike, ku monedha e përbashkët evropiane është tregtuar me 1.2710 dollar dhe 100.74 jen.

Në zgjedhjet parlamentare të Greqisë ka fituar partia Demokracia e Re, duke lënë prapa Syriza-n, parti kjo që kundërshton masat e rrepta të kursimit për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

Analistët thonë se tregjet do të përcjellin me kujdes edhe Samitin e G20-ës që do të hapet sot në Meksikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)