Toyota tërheq edhe 1 milion automjete nga tregu
Tokio, 30 janar - Gjigandi japonez i automobilistikës, Toyota, ka tërhequr nga tregu 1 milionë automobila që i kishte shitur Amerikës si pasojë e airbagëve defektoz dhe fshirëseve të xhamave që nuk funksionojnë në rregull në ditë dimri me borë.
Sipas deklaratës së kompanisë, rreth 752 mijë automobila të modeleve Corolla dhe Corolla Matrix, janë tërhequr nga tregu për shkak të airbag-ëve dhe 270 mijë Lexus IS janë marrë mbrapsht si rezultat i fshirëseve defektoze të xhamave.
Toyota e cila ka një treg më të madh edhe se kompania amerikane General Motors në SHBA, edhe vitin e kaluar kishte tërhequr nga tregu rreth 10 milionë makine për shkak të problemeve të ndryshme.
Në deklaratë bëhej e ditur se automjetet e thirrura mbrapsht kanë qenë shitur rreth viteve 2003-2012.