Toyota shiti 9.53 milionë automjete vitin e kaluar
Tokio, 28 janar - Prodhuesi japonez i automjeteve Toyota vitin e kaluar ka shitur 9.53 milionë automjete, me çka tejkaloi edhe konkurrentin gjerman Volkswagen.
Drejtoria e "Toyota Motor" tha se gjiganti japonez shiti 11.3 për qind më pak automjete në vitin 2020 sesa që kishte në vitin 2019. Kjo është rënia e parë në shitje që kompania ka regjistruar në 5 vitet e fundit.
Në njoftim thuhet se vitin e kaluar për shkak të pandemisë së COVID-19 është ulur edhe prodhimi për 14.1 për qind në raport me vitin e kaluar. Megjithatë, Toyota përfundoi vitin jashtëzakonisht të vështirë 2020 si lider botëror në numrin e automjeteve të shitura.
Nën Toyota janë edhe prodhuesit e automjeteve Daihatsu dhe kamionët Hino.
Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen gjatë vitit 2020 ka shitur 9.1 milionë automjete, që është për 15.2 për qind më pak në krahasim me shitjet në vitin 2019.