26 Dhjetor 2024

Top pesë kompanit më të suksesshme në Maqedoni që kanë treg edhe në Kosovë

Shkup, 30 nëntor - Në kuadër të agjendës së“Javëve të Biznesit Kosovar 2017”, një  delegacion i Aleancës Kosovare e Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, po merr pjesë  në promovimin e Top 100 kompanive më të suksesshme në Maqedoni.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se sot po dëshmohet suksesi i kompanive vendore në rritjen e aktiviteteve të tyre nga viti në vit dhe ky është sukses jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për  Kosovën, sepse shumica e këtyre bizneseve top 100 bizneseve operojnë edhe në Kosovë.  

Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, tha se manifestimi  tradicional i Top 100 kompanive më të suksesshme, që realizohet për të shtatën herë, është i rëndësishëm në rrugëtimin e sipërmarrjeve si lokomotivë kryesore të rrugëtimit për zhvillim ekonomik.

Ai shtoi se sipërmarrësit duhet përkrahur, promovuar e stimuluar, duke besuar fuqishëm dhe me mbështetjen e institucioneve se bizneset do të rriten e fuqizohen, më çfarë do të përfitojnë mbarë vendi.

“Ka ardhur koha që ekonominë ta kthejmë në agjendën shtetërore. Nuk mundem ta lëmë edhe më tutje këtë gjendje ekzistuese ekonomike, por duhet që së bashku të ndikojmë në zhvillim ekonomik të vendit. 

Bizneseve i duhet qasje e re dhe  kërkesat e këtij komuniteti në interes të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik duhet të jetë i nisja e dialogut biznes qeveri, që të jemi të përfshirë në hartimin e legjislacionit dhe të krijohen kushte të barabarta për të gjithë dhe mos të ketë ngecje e qasje selektive sikur në të kaluarën”, tha Hoxha.

Sipas tij viti 2018 i ka të gjitha premisat që të jetë vit i mirë ekonomik në favorin e biznesit dhe  mirëqenies ekonomike në përgjithësi.  

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha se ky manifestim tradicional është shumë i rëndësishëm dhe që partneriteti  institucioneve me sipërmarrësit do të fuqizohet.

Ai premtoi se prioritet kanë zhvillimin e fuqizimin e ekonomisë, ku nuk do të mungoj mbështetja e qeverisë.

“Politikat qeveritare do të dalin nga dialogu për zhvillim të mëtejmë dhe kjo është me rëndësi.

Ky manifestim i top 100 kompanive më të suksesshme  ka rëndësi të madhe dhe siprmarrësit do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë. 

Avni Ponari nga Sigal, tha se rrugëtimi nuk ndalet këtu, por duhet fuqizuar edhe më tej. 

Më pas janë shpallur top 100 kompanitë më të suksesshme, ku kompania më e suksesshme apo top 1 është shpallur kompania Kipper, top 2  Dauti Comerc, top 3 Neptun, top 4 Bastuti fruti, top 5 është shpallur kompania Alma M.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)