Toka dhe ndërtesa ENG Beton Kamenicë tërhiqet nga likuidimi
Prishtinë, 11 nëntor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka bërë të ditur se ka tërhequr nga likuidimi me shitje të aseteve nr. 5. Njësinë nr. 8: Toka dhe ndërtesë e dëmtuar ENG Beton Kamenicë.
Kjo njësi, që përfshin një parcelë toke dhe një ndërtese të dëmtuar, pronë e NSh ENG Beton me një sipërfaqe të përafërt prej 294 m² që ndodhet në rrugën kryesore të qytetit të Kamenicës, ishte paraparë të privatizohen përmes procesit të likuidimit me shitje të aseteve numër 5 me datën 1 Dhjetor 2010.
Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 5, përmban 28 Njësi/Asete.