Thirrje BQK-së për themelimin e një monedhe virtuale të Kosovës
Tiranë, 25 dhjetor - Banka Qendrore e Kosovës të hulumtoje mundësinë e lëshimit te një monedhe dixhitale shtetërore, për të mbështetur një sistem pagesash mbarëkombëtare në kohë reale u shpreh ditën e sotme eksperti për kontabilitet dhe financa, Bujar Krasniqi.
Përmes rrjetit social Facebook ai i bën thirrje BQK-së për të hulumtuar dhe për të nxitur një sistem pagesash në kohë reale në vend.
Ai thotë se një monedhë dixhitale shtetërore do të ishte efektive dhe e besueshme për pagesat e menjëhershme.
Bujar Krasniqi është ekspert i shquar dhe me ndikim në fushën e ekonomisë dhe financave.
Monedhat dixhitale kanë tërhequr vëmendje të lartë gjatë këtij viti falë edhe daljes në skenë të Bitcoin, monedhës kriptografike më popullore në botë vlera e së cilës është 20-fishuar që nga fillimi i 2017-ës.
Duke shfrytëzuar teknologjinë blockchain, një prej avantazheve kryesore të monedhës është lehtësia e transferimit të parave në çdo cep të botës me shpejtësi dhe siguri të lartë.
“BQK duhet publikojë një letër të konsultimit publik dhe të kërkojë propozime për një infrastrukturë të pagesave, ose “të centralizuar apo të shpërndarë”, që do të mbështesë pagesat e menjëhershme në Kosovë dhe jo vetëm,” shprehej Krasniqi.
Potenciali i lartë i monedhave dixhitale ka tërhequr vëmendjen e jo pak vendeve të tjera të botës.
Shteti Baltik i Estonisë është duke konsideruar hedhjen në qarkullim të estcoin.
Gjatë fundjavës Banka e Izraelit hodhi idenë e një monedhe dixhitale por të centralizuar e cila do të ndihmonte vendin për të luftuar informalitetin dhe paranë e zezë.
Rusia gjithashtu pritet të miratojë një projekligj për rregullimin e monedhave virtuale.
Por në Kosovë, Banka Qendrore është shprehur skeptike në lidhje me monedha kriptografike. Drejtues të këtij institucioni vazhdimisht kanë vënë theksin tek pasiguria e këtyre monedhave.
Por thirrja që Bujar Krasniqi bën është për një monedhë dixhitale të centralizuar.
“Një monedhë dixhitale e lëshuar nga banka qendrore do të ishte e centralizuar, e sigurtë dhe do të përmbushte rregullat e parandalimit te pastrimit të parave, ndryshe nga kriptovalutat e decentralizuara si bitcoin,” tha Ai.
Sipas tij përfitimet për qytetarët do të ishin të larta dhe një hap i tillë vetëm se do të forconte monedhën virtuale të Kosovës sidomos nëse përqafohej nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. (ICTSmedia)