Thellohet deficiti tregtar në Shqipëri
Tiranë, 27 prill - Thellohet deficiti tregtar në Shqipëri duke pësuar një rritje me 5.1 përqind në krahasim me një vit më parë.
Në një konferencë për shtyp specialistja e tregtisë me jashtë Alma Mezini deklaroi se në krahasim me një vit më parë eksportet kanë pësuar një ulje me 1.4 përqind ndërkohë që importet kanë pësuar rritje duke ndikuar në përkeqësimin e bilancit tregtar.
Të dhënat e INSTAT forcojnë deklaratën e guvernatorit Fullani të dhënë pak ditë më parë sipas të cilit, eksportet janë reduktuar ndjeshëm gjatë vitit 2012, duke ndikuar në thellimin e deficitit tregtar.
Ndërkohë në kuadër të përafrimit me standartet Europiane të statistikave INSTAT ka përmirësuar metodologjinë e përpunimit të statistikave .