Thellohet defiçiti tregtar i SHBA-së
Washington, 6 shtator - Defiçiti tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) pësoi një rritje në muajin korrik.
Sipas Departamentit të Tregtisë në korrik defiçiti u rrit me 13 përqind, duke shkuar nga 34.5 miliard dollarë që ishin të dhënat e shtatorit, në 39.1 miliard dollarë në korrik.
Ekspertët amerikanë thonë se treguesit e tregtisë përkeqësohen sidomos nga importi i madh i automjeteve dhe pjesëve të tyre nga vende të tjera.
Pjesa më e madhe e makinave dhe pjesëve të tyre që hynë në SHBA në muajin korrik, ishin prodhim i firmave amerikane, por që kanë fabrikat e tyre në Meksikë dhe Kanada.
Autoritetet amerikane thanë se në korrik eksportet ranë me 0.6 përqind, megjithatë shtuan se nuk ka nevojë për panik pasi trendi i shkëmbimeve tregtare, import-eksport është në ngushtim në favor të eksporteve.