Thellohet bashkëpunimi tregtar mes Kinës dhe Britanisë
Londër, 18 qershor - Bashkëpunimi tregtar ka dominuar takimet e kryeministrit kinez Li Keqiang gjatë vizitës në Britaninë e Madhe.
Të dyja palët kanë vendosur zgjerimin e tregtisë në 100 miliard dollarë amerikanë deri në vitin 2015.
Gjatë qëndrimit në Londër kreu i qeverisë kineze u takua me homologun britanik David Cameron si dhe ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e tregtisë.
Kryeministri kinez ka bërë thirrje për forcim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë bërthamore, të trenave të shpejtësisë së lartë, në infrastrukturë, ndërtim dhe urbanizim. Ndër të tjera kreu kinez i ekzekutivit theksoi :
\"Britania e Madhe ka një teknologji të avancuar që mund të krijojë partneritet me tregun e madh të Kinës. Së bashku mund të krijojmë një energji të madhe\".
Kryeministri Li shtoi se të dy vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin financiar. Në këtë drejtim ai nënvizoi lehtësimin e tregtisë në monedhat përkatëse, renminbi dhe pound britanik, hapjen e një banke të likuidetit të monedhës RMB si dhe të degëve të bankave kineze në Britani.
Nga ana e tij kryeministri britanik Cameron theksoi se vendi i tij mund të shërbejë si një ndërmjetës i Kinës për një prani më të madhe të saj në Evropë.
\"Si një vend anëtar i BE-së ne kemi nxitur marrëveshjet e tregtisë së lirë me Kinën. Ne e kemi shtruar këtë çeshtje për diskutim më shumë se vendet e tjera, pasi Britania është një mbështetëse e fortë e tregtisë së lirë. Ne besojmë se mund të realizojmë rritje të investimeve dhe të vendeve të punës si në Britani ashtu edhe në Kinë. Kjo është një nxitje e madhe nga pala britanike\".
Kreu i qeverisë Cameron shtoi se Britania mirëpret shtimin e investimeve kineze si dhe rritjen e numrit të studentëve kinezë në këtë vend.