09 Janar 2025

Thaçi, ka vizituar fabrikën e pijes energjike “Golden Eagle”, në komunën e Suharekës

Prishtinë, 29 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitave që është duke i bërë bizneseve vendore dhe për t’i dhënë mbështetje atyre, sot ka vizituar fabrikën e pijes energjike “Golden Eagle” në komunën e Suharekës. Me këtë rast kryeministri Thaçi dhe pronari i fabrikës u deklaruan para mediave.


“Për mua është një kënaqësi e veçantë të vizitoj sot, një prej bizneseve më të suksesshme në Republikën e Kosovës. Në veçanti ky biznes i z. Palushi hyn në regjionin e Prizrenit, që kemi marrë vendim nga dje për të shpallur zonë të lirë ekonomike\", ka theksuar  ai.


Sipas tij Z. Palushi ka një ndërmarrje të fuqishme me mbi 70 punëtorë, që është prodhues lider i pijes energjike në Kosovë, por edhe në rajon.


\"Kam besim se edhe z.Palushi, dhe shumë prodhues të tjerë të biznesit kosovar do të jenë përfitues nga fondi për punësim, një fond ky prej 1 miliard euro, që do të krijohet shumë shpejt nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mënyrë që të stimulojmë edhe më tepër prodhuesit, të stimulojmë edhe më tepër krijimin e vendeve të reja të punës, të stimulojmë më shumë biznesin lokal, vendor dhe kam besim të plotë se ky partneritet i Qeverisë së Kosovës me komunitetin e biznesit do të jetë i suksesshëm, do të jetë edhe më rezultativ dhe mbi të gjitha do të jetë, në mundësitë e reja për krijimin e vendeve të reja të punës”- theksoi  kryeministri Thaçi.


Kurse pronari i fabrikës së pijes energjike “Golden Eagle”, z. Shaqir Palushi, duke falënderuar kryeministrin Thaçi për vizitën shtoi se “Kjo vizitë e kryeministrit Thaçi, fondi për punësim dhe krijimi i zonës së lirë ekonomike, të cilat i përmendi kryeministri, do të jenë një mbështetje e fuqishme, në krijimin e më shumë vendeve të reja të punës dhe do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës – theksoi z. Palushi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)