Thaçi ka vizituar fabrikën e këpucëve Solid në komunën e Suharekës
Prishtinë, 29 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitave mbështetëse për bizneset kosovare, sot ka vizituar fabrikën e këpucëve Solid në komunën e Suharekës, me ç rast pa nga afër punën dhe prodhimin në këtë fabrikë.
Pas vizitës kryeministri Thaçi dhe pronari i fabrikës u prononcuan për medie. Në vazhdim po e japim të plotë prononcimin para mediave të kryeministrit Thaçi:
Për mua është një ndjenjë e veçantë, suksesi i këtij biznesi i z. Kuçi, fabrikës së këpucëve Solid më një kapacitet prej 215 punëtorësh. Është një fabrikë e një suksesi të plotë.
Sipas tij në kuadër të dialogut dhe komunikimit që kemi si Qeveri e Kosovës, si kryeministër i vendit me komunitetin e biznesit, jam këtu për të thelluar partneritetin në mes të Qeverisë dhe biznesit. Jam sot këtu në këtë vizitë, në këtë fabrikë për tu takuar me udhëheqësit e kësaj fabrike, gjithashtu edhe më punëtorët.
\"Qeveria e Kosovës tanimë është në prag të nxjerrjes së vendimit nga projekti apo fondi për investime, fondi për punësim, fond ky prej 1 miliard eurosh. Fond i cili do të ndahet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për ato që kanë performancë të mirë, që kanë prodhim të qëndrueshëm, për ata që krijojnë më tepër vende të reja të punës, për ata që i paguajnë mirë punëtorët\", ka pohuar ai.
Sipas tij është një mundësi e jashtëzakonshme, të cilën unë kam besim se të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, biznesi kosovar në përgjithësi do ta shfrytëzoj maksimalisht për të mirën e biznesit, në shërbim të prodhimit, në shërbim të krijimit të vendeve të reja të punës, natyrisht pagesës solide, një pagesë kjo e standardit rajonal e mund të them edhe evropian.
\"Jam këtu sot për ti inkurajuar edhe z. Kuçi, dhe të gjithë prodhuesit vendor që të punojnë edhe më tepër, Qeveria e Kosovës do të jetë me ta dhe në mbështetje të tyre- theksoi kryeministri Thaçi pas vizitës në fabrikën e këpucëve Solid\", ka theksuar Thaçi.
Ndërsa, pronari i fabrikës së këpucëve Solid, Shefqet Kuçi, falënderoi kryeministrin Thaçi për vizitën dhe mbështetjen që po i jep bizneseve, dhe shtoi faktin se janë në ndërtim e sipër të fabrikës tjetër dhe premtimet e kryeministrit Thaçi, për ndihmë bizneseve janë të mirëpritura tha z.Kuçi me këtë rast.