22 Dhjetor 2024

Thaçi dorëzoi pyetësorin për Marrëdhëniet Tregtare me BE

Prishtinë, 15 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin me udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovës, Renzo Daviddi i dorëzoi Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, përgjigjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në pyetësorin për Marrëdhëniet Tregtare me Bashkimin Evropian.

Pyetësori sipas kryeministrit Thaçi paraqet një avancim të mëtejmë të raporteve midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që nënkupton edhe përgjegjësi dhe privilegj për ne si vend dhe si qytetarë, shoqëri.

Ai ka theksuar se Kosova ka aspiruar dhe ka vizion të qartë që të jetë anëtare e plotë e familjes evropiane, euroatlantike, duke i zbatuar me përgjegjësi dhe efektshmëri të lartë të gjitha standardet dhe kushtet për integrim.

"Në të ardhmen e afërt Kosova pret edhe udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Kosova është gati t’i hyj kësaj pune dhe për të përmbyllur gjithashtu me sukses të plotë, i cili udhërrëfyes do të shërbejë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës", ka deklaruar Thaçi.

I pyetur nga mediat që dukuria e korrupsionit ende paraqet një sfidë për Kosovën për integrim në BE, Thaçi ka shprehur përkushtimin e tij që do të luftoj dukurin e korrupsionit.

"Lufta kundër korrupsionit është një luftë e përhershme. Ne kemi trashëguar një fenomen negativ mund them lirisht të 10 vjeçarit të fundit, por e potencoj shumë fuqishëm që një qeveri të luftën kaq fuqishëm korrupsionin, krimin e organizuar dhe është e zotuar për toleranca zero ndaj korrupsionit dhe dukurive tjera negative. Gjitha përgjegjësit që ka qeveria e Kosovës në luftë kundër korrupsionit i ka kryer dhe do ti kryej. Gjithë njerëzit që janë ballafaquar apo që kanë shkelur ligjin nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë vend në institucionet e venditö, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Shefi i qeverisë së vendit, ka vënë në pah se luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ketë vetëm atëherë kur do të ketë reforma të thella në sistemin e drejtësisë. Sipas tij pa reforma në drejtësi nuk ka luftë të suksesshme të korrupsionit, duke thënë se është e trashëguar. Thaçi, ka qenë kritik për sistemin e drejtësisë, duke thënë se ende punohet me mentalitetin e UNMIK ut.

"Ju e dini se kemi emrat të ndryshëm ndërkombëtar tani funksional në Kosovë sa i përket mekanizmave. Por dua të theksoj se ende ekziston mentaliteti në sistemin e drejtësisë kosovare mentaliteti i UNMIK ut që është edhe korrupsion i trashëguar sot në Kosovë", ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, ka thënë se dorëzimi i pyetësorit është një hap i mirë të një fryme të re të bashkëpunimit më të ngushtë mes institucioneve vendore dhe atyre të BE së.
Ai duke folur për dukurinë e korrupsionit ka thënë se ky proces kërkon ndryshime të thella të rëndësishme dhe dënime të njerëzve ku gjenden keqpërdorime.

Sipas tij kjo nuk mund të ndryshohet brenda ditës ose javëve, por duhet kohë. "Ky është një proces ku duhet të ketë ndryshime të thella dhe të rëndësishme dhe mënyra se si udhëhiqen disa transaksione dhe mënyra se si udhëhiqen disa marrëdhënie edhe brenda shoqërisë që këto të ndryshohen. Dhe unë mendoj se kjo nuk është diçka që kjo mund të bëhet brenda disa orëve apo brenda disa javëve, por nuk mund të bëhen vetëm nëse identifikohen një ose dy individ. Eshtë me rëndësi që të kemi një dënim të njerëzve që janë gjetur me keqpërdorime, por kem parasysh që ky proces do të marr kohë dhe nevojitet një zotim i fort politik për të arritur nivelet e dëshirueshme", ka theksuar Daviddi.

Ai ka thënë se është e qartë që raporti i fundit i progresit i vitit 2009 i ka identifikuar këto fusha që janë shumë të rëndësishme për të cilën pritet që autoritet dhe qeveria e Kosovës të veproj. Sipas tij ka pas disa raste ku qeveria dhe autoritetet kanë lëvizur përpara, por Daviddi ka theksuar se gjykimi përfundimtar do të vijë në vjeshtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)