30 Dhjetor 2024

Terzi: Krijimi i tregtisë transatlantike forcon rritjen ekonomike

Romë, 1 shkurt - Kreu i diplomacisë italiane, ministri Xhulio Terzi deklaroi të enjten se arritja e një shkëmbimi të lirë të mallrave mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përbënte një faktor thelbësor që do të kishte një ndikim jo të vogël në forcimin e rritjes ekonomike të të dyja rajoneve.

\'\'Krijimi i tregtisë dhe shkëmbimit të lirë të mallrave në shkallë transatlantike do të përbënte një faktor të jashtëzakonshëm që do të kishte një ndikim tepër të dukshëm në forcimin e rritjes ekonomike\'\', shkruante në faqen e tij të rrjetit \'\'Twitter\'\' ministri i Jashtëm italian, Xhulio Terzi, pas kthimit nga Brukseli, ku ishte i pranishëm në takimin e zhvilluar mes ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

\'\'Kjo gjë do të ishte shumë frytdhënëse për të dyja palët\'\', theksonte ministri Terzi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)