23 Dhjetor 2024

Terminalet doganore privojnë arkën shtetërore me rreth 30 milionë euro

Prishtinë, 13 maj - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se janë përafërsisht 155 mijë kamionë që hyjnë në Kosovë për çdo vit për shkak se ne kemi deficit të jashtëzakonshëm tregtar që është përafërsisht 40% të GDP-s.

Këta kamionë sipas LVV-së kanë një kosto të madhe për shkak se shkojnë në terminale doganore në pronësi private, me çmime të larta, dhe që njëkohësisht këto terminale private përveçse kanë tarifa të larta për kamionët e kompanive të ndryshme gjithashtu e privojnë arkën tonë shtetërore nga një shumë e konsiderueshme e të hyrave.

Diku 37 milionë euro i kanë të hyra 10 terminalet doganore në pronësi private. Le t’ia fillojmë me këtë terminal doganor këtu në Prishtinë, që është edhe pak a shumë gjeografikisht në mes të Kosovës, për të vazhduar pastaj me atë në Mitrovicë dhe Vërmicë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)