21 Dhjetor 2024

Tërhiqen nga tregu disa seri të produkteve Kinder

Prishtinë, 6 prill - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se nga dita e parë e lajmërimeve për tërheqje nga tregu të disa serive të produkteve Kinder prodhues Ferrero, rezultuar pozitive në salmonelë në vende të tjera menjëherë ka nisur hulumtimet mbi mundësitë shitjes se këtij produkti edhe ne vendin tonë.  

Edhe pse sipas AUV deri me tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë qe ka rezultuar pozitiv në salmonelë.

"Përderisa ne kemi mandatin për mbrojtje të konsumatorëve i cili është edhe prioritet i yni".

"Ne koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur terheqja produkteve Kinder sipas llojeve dhe serive", ka theksuar AUV.

Prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte të specifikuara.

Inspektorati Sanitar i AUV-së është dukë bërë mbikëqyrjen e tërheqjes se produkteve dhe në të njëjtën kohë janë duke marrë mostra për testime laboratorike.

Konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse si ne tabelën me lartë, të mos i konsumojnë ato, por ti kthejnë tek distributori.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke e marrë seriozisht rastin i cili prekë sigurinë ushqimore.

"Me të gjitha kapacitetet, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me vetë importuesin distributor,  do të ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr dyshimet për këtë lloj produkti."

"Varësisht nga rezultatet e hulumtimeve dhe analizave laboratorike do të njoftoheni me kohë", thekson AUV.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)