Tërhiqen mbi 130.000 automobila Fiat punto
Romë, 17 prill - Prodhuesi italian i automobilave Fiat tërhoqi nga tregu mbi 130.000 automjete punto për shkak të problemeve me kablot e sistemit për frena.
Tërheqja përfshin mbi 130.000 automjete edhe atë modelet grande punto, punto evo, grande punto van dhe punto evo van, ndërsa kompania u ka dërguar letra pronarëve të automobilave nga fundi i shkurtit, transmetoi Frans pres.
Nga Fiat-i sqaruan se nuk kanë problem të gjitha automjetet, por parregullsia e instalimit të kabllove ABS në sistemin për frena është zbuluar në automobil prej të njëjtës seri.