Tentojnë të ikin nga dogana për shkak të transportit të narkotikëve
Prizren, 1 tetor - Njësitet e Doganës mbrëmë në bashkëpunim Policinë e Kosovës kanë arritur të parandalojnë futjen e një sasie narkotikësh.
Mbrëmë rreth orës 22:10 oficerët e doganës kanë selektuar në vijën e dytë për kontroll një automjet me targa të Kosovës.
Pasi që automjeti ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme të regjistrimit gjatë hyrjes në territorin doganor të Republikës se Kosovës i njëjti është ndaluar nga zyrtaret doganës për kontroll detale.
Pas dorëzimit të dokumenteve, lejes së qarkullimit të veturës, letërnjoftimit dhe patentës së shoferit nga drejtuesi i automjetit të ai është urdhëruar të futej në vijën e dytë për kontroll detal.
Me ketë rast ngasësi i këtij automjeti ka filluar me shpejtësi të madhe të largohet nga pikë kalimi kufitar duke mos respektuar urdhrat e personave zyrtarë.
Menjëherë pas kësaj zyrtarët e doganës së bashku me ata të policisë janë vënë në ndjekje duke arritur që të gjejnë automjetin 6 km larg pikë kalimit kufitar, menjëherë pas identifikimit të personit dhe verifikimit se bëhet fjalë për personin e njëjtë, automjeti dhe personi janë rikthyer në pikë kalimin e Vermicë nën përcjellje nga zyrtarët doganor dhe ata policor për tiu nënshtruar kontrollit detal.
Njësitet e policisë kufitare kanë arritur të gjejnë një paketim të dyshuar si substancë narkotike e hedhur diku rreth 400 metra larg pikë kalimit të Vermicës e që dyshohet të jetë hedhur nga personi i cili drejtonte automjetin gjatë ikjes së tij. Policia ka arrestuar personin si dhe ka vazhduar me procedimin e rastit.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.