23 Dhjetor 2024

Tensionet tregtare po kërcënojnë rritjen ekonomike botërore

Tokio, 10 qershor - Ministrat e Financave të vendeve të Grupit i 20-s thanë se tensionet tregtare dhe ato gjeopolitike kanë "intensifikuar" po kërcënojnë rritjen ekonomike botërore. Por ata i shmangën thirrjet për zgjidhje të konfliktit të thelluar tregtar mes SHBA-së dhe Kinës.

Pas diskutimesh të ndezura që pothuaj çuan në mos nxjerrjen e një komunikate të përbashkët, ministrat e Financave dhe guvernatorët e Bankave Qendrore të mbledhur në Japoni, dhanë një mbështetje të vakët për një sistem tregtar multilateral, bazuar në rregulla.

"Rritja botërore duket se po stabilizohet dhe përgjithësisht parashikohet të marrë një shtysë më vonë gjatë këtij viti dhe në 2020-s" thuhej në një komunikatë të ministrave të Financave të G-2-s, lëshuar në fund të takimit në Fukuoka.

"Megjithatë, rritja ekonomike mbetet e ulët dhe rreziqet janë të pranishme. Më e rëndësishmja është se tensionet tregtare dhe ato gjeopolitike janë intensifikuar. Ne do të vazhdojmë t'i adresojmë këto rreziqe e të qëndrojmë gati për të ndërmarrë veprime të mëtejshme", thuhej gjithashtu në deklaratë.

Ministrat e Financave ranë dakord të përpilojnë rregulla të përbashkëta brenda vitit 2020 për të mbyllur të çarat në kode fiskale që po shfrytëzohen nga gjigandët e teknologjisë si Facebook-u dhe Google, për të shmangur taksat për korporatat.

Komunikata përmban gjithashtu angazhimin për rritur transparencën lidhur me e borxhin si nga ana e huamarrësve ashtu edhe kreditorëve.

Një tjetër prioritet lidhej me zhvillimin e qëndrueshëm infrastrukturor, çështje së cilës iu dha vëmendje e veçantë nisur nga shqetësimet që projekti masiv kinez infrastrukturor “Një brez, një rrugë” po ngarkon vendet me borxhe që ata nuk do të mund t’i paguajnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)