Tensionet në Siri rrisin çmimet e naftës
New York, 28 gusht - Çmimet e naftës u rritën të martën si pasojë e shqetësimeve se lufta siriane do të ndikojnë në furnizimin me naftë.
Shqetësimet në rritje se SHBA-ja dhe vendet perëndimore mund të ndërmarrin veprime ushtarake kundër qeverisë siriane pas akuzave mbi përdorimin e armëve kimike kanë ndikuar tek rritja e çmimeve të naftës.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha të martën për BBC-në se trupat amerikane janë \"gati\" për të vepruar nëse do të marrin urdhër nga presidenti amerikan Barak Obama.
Në qershor, çmimet e banesave kanë vijuar rritjen në SHBA, sipas një raporti të publikuar të martën nga S&P.
Nga ana tjetër, treguesi i besimit të konsumatorëve në SHBA u rrit gjatë muajit gusht, njofton \"Conference Board\".
Nafta e papërpunuar për tetorin u rrit me 3.09 dollarë, në 109.01 dollarë për fuçi në Bursën e Nju-Jorkut.
Nafta Brent për tetorin u rrit me 3.63 dollarë, ose 3.28 për qind, duke arritur në 114.36 dollarë për fuçi.