24 Dhjetor 2024

Të shtunën hapet tregu gjerman i Krishtlindjeve 2018

Mitrovicë, 12 dhjetor - Si çdo vit, Ambasada Gjermane së bashku me Diakonie Kosova në Mitrovicë organizon tregun tradicional të Krishtlindjeve.

Tregjet e Krishtlindjeve kanë një traditë të vjetër në Gjermani. Gjithandej vendit, tregjet e Krishtlindjeve janë festa sezonale të zakoneve dhe traditave të organizuara në ambiente magjepsëse historike.

Ambasada Gjermane dhe Diakonie Kosova i ftojnë të gjithë për të shijuar atmosferën e mrekullueshme të tregut tonë të Krishtlindjeve me një gotë Glühwein/verë të kuqe të ngrohtë, petulla të ngrohta, apo biskota tradicionale të Krishtlindjeve.

Veç kësaj, vizitorët do të kenë rastin të blejnë produkte artistike të punuara në dorë nga artizanë nga Kosova. Mjetet e grumbulluara do të dhurohen për bamirësi.

Tregu gjerman i Krishtlindjeve mbahet të shtunën në oborrin e Diakonie Kosova në Mitrovicë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)