07 Janar 2025

Të gjithë bashkohen rreth “Javëve të Biznesit Kosovar” në Prizren

Prizren, 4 dhjetor - Qytetarët e rajonit të Prizrenit patën rastin për ti shijuar prodhimet vendore gjatë ekspozimit në kuadër të projektit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2015- Unë konsumoj prodhime vendore po Ju”, organizuara nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Si asnjëherë më parë AKB-ja ka arritur të bashkoi jo vetëm bizneset, por edhe politikën apo kryetarët e Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, atë të Malishevës Ragib Begaj dhe nënkryetarin e Komunës së Suharekës Rexhep Kuçin.

Ramadan Muja, kryetar i Komunës së Prizrenit, tha se për të trembëdhjetën herë po promovojnë prodhimet vendëse e që janë më të mirat.

“Me konsumimin e prodhimeve vendore edhe qytetarët tanë janë shumë më të sigurtë dhe të shëndetshëm. Po ashtu edhe stimulojmë prodhimet vendore dhe zhvillojmë shtetin”, tha kryetari i Prizrenit.

Ramdan Muja, shtoi se konsumimi i prodhimeve vendore është obligim edhe i secilit qytetarë të vendit.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se para 13 vjetësh konsumimi i prodhimeve vendore ishte jashtëzakonisht i vogël për të mos thënë fare, ndërkaq tash 13 pas qytetarët e Kosovës me të madhe konsumojnë prodhimet vendëse të cilat janë shumë cilësore.

“Fushata për konsumimin e prodhimeve vendore nuk po ndalet dhe e cila ka për qëllim të ngritjes edhe të imazhit të prodhimeve kosovare. Duhet të konsumojmë prodhime vendore në mënyrë që të ndalet importi i mallrave dhe eskporti i parave të gatshme dhe në anën tjetër duhet të rritet konsumi i prodhimeve vendore e të rritet edhe eksporti.”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së kërkoi nga shteti që të krijoi edhe politika të mirëfillta për prodhuesit vendës, me qëllim edhe të zhvillimit të shtetit, uljes së papunësisë e ngritjes së mirëqenies e vendeve të reja të punës.

Ragip Begaj, kryetar i Komunës së Malishevës, tha se prodhuesit e Kosovës me duartë e tyre të arta kanë treguar e po tregojnë se edhe vendi jonë di të prodhoj produkte cilësore.

Sipas tij prodhuesit janë ata që po e zhvillojnë shtetin dhe se produktet e tyre janë më të mira sesa ato të importuarat dhe që kosovarët duhet t’i konsumojnë.

Rexhep   Kuçi, nënkryetar i Komunësë së Suharekës, kërkoi nga qytetarët që të blejnë produkte vendore, të cilat janë të kualiteti të lartë. Ai tha se me konsumimin e prodhimeve vendore fitojnë të gjithë në vend, jo vetëm , prodhuesit, por edhe qytetarët e shteti.

Më pas është diskutuar edhe për pengesat e prodhuesve të regjionit të Prizrenit, ku bizneset kanë kërkuar lehtësira për bërie të biznesit dhe rritje të prodhimtarisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)