25 Dhjetor 2024

Taksa rrugore në Autostradën e Kombit dëmton rëndë shkëmbimin tregtar

Prishtinë, 26 mars - Udhëheqësit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) sot mbajtën një takim me Zv.Ministrin e Financave Hyzer Gashi, ku në këtë takim temë kyçe e diskutimit ishte shqetësimi lidhur me taksën rrugore të vendosur nga shteti Shqiptar.

Gjatë këtij takimi u vunë në pah pasojat që mund të ketë ekonomia e përbashkët nga vendosja e këtyre çmimeve, që cilësohen të jenë të larta në krahasim me vendet e rajonit dhe kushtet që ajo ofron.

Oda e Afarizmit vlerëson se humbjet më të mëdha do të pësojnë bizneset e të dy vendeve dhe Porti i Durrësit, u tha ndër të tjera në këtë takim, gjithashtu kjo taksë do të ndikojë drejtpërdrejtë në ngritjen e kostove edhe për qytetarët. Andaj, si rekomandime jepen që Qeveria duhet të reagojë dhe bëjë presion në mënyrë që çmimet e këtyre kostove të jenë më të ulëta, duke arritur një marrëveshje të përbashkët nga institucionet përkatëse të të dy vendeve.

Ky shqetësim i OAK-së bazohet në faktin se këto taksa dëmtojnë rëndë shkëmbimin tregtar, dhe kanë impakt direkt në bizneset dhe Portin detar të Durrësit.

Në këtë mënyrë, OAK mendon që taksë duhet të ketë mirëpo duhet të bëhet ulja e çmimit të këtyre taksave në mënyrë që të jenë të përballueshme dhe të përgatiten oferta në baza vjetore për biznese dhe për qytetarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)