Taksa për eksportet e naftës nga Rusia ulet me 3.8 dollarë
Moskë, 31 janar - Taksa doganore për eksportet e naftës nga Rusia që nga 1 shkurti i vitit 2012 do të ulet me 3.8 dollarë në krahasim me normën e janarit (nga 397.5 dollarë për ton deri në 393.7 dollarë).
Taksa favorizuese për eksportet e naftës për një numër vendburimesh të Siberisë Lindore dhe Kaspikut të Veriut nga 1 shkurti do të reduktohet me 2.9 dollarë (nga 194.1 $ për tonë në janar deri në 191.2 dollarë).
Norma uniforme e detyrimeve (taksave) të eksportit të produkteve të naftës në muajin shkurt do të përbëjë 259.8 dollarë kundrejt 262.3 dollarë në janar.
Është rritur tatimi i eksportit të benzinës nga 354.3 dollarë kundrejt 357.7 dollarë në muajin janar.