24 Dhjetor 2024

Taksa 100 % ndaj produkteve serbe vendim i guximshëm i qeverisë

 Prishtinë, 21 nëntor - Aleanca Kosovare e Biznesit, e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës deri në 100 për qind për prodhimet made in Serbia.

Taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës është një vendim i guximshëm ndaj Serbisë, por edhe hakëmarrës i drejpërdrejt për bllokadat e vazhdueshme që Serbia po i bënë politikisht dhe  ekonomiksht  Kosovës edhe pse ekziston një marrëveshje në Bruksel që Serbia është pajtuar që Kosovën mos ta pengoj në rrugëtimin e vet në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtare.

Kjo taksë nënkupton thirrjen e ndërgjegjes tonë popullore për bojkot të prodhimeve të Serbisë.

AKB-ja, mbështet këtë iniciativë dhe i bënë thirrje bizneseve importuese që të orientohen nga vendet mike të Kosovës për zëvendësim të këtyre produkteve, por edhe biznesit vendor prodhues që të rrisin kapacitetet e veta për të furnizuar konsumatorin pa e ndier mungesën e zëvendësimin e prodhimeve nga Serbia me ato Made in Kosova.

AKB-ja-ja, me vite ka kërkuar vënien e masave të tilla, por deri tash ka munguar vullneti dhe guximi politik.

Pra qeveria është treguar e guximshme ndaj Serbisë dhe vlerësojmë si vendim të duhur dhe I cili e mbron identitietin e Kosovës.

Vendimi i sotëm tenton ta gjunjëzon Serbin ekonomikisht, e cila e ka tregun në Kosovë në vlerë rrethë gjysmë miliardë euro që ta respektoj Kosovën si partner drejt integrimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)