Takohen ministrat e financave të G-20
Washington, 23 prill - Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të grupit G-20, i cili i bashkon ekonomitë më të mëdha botërore, do të takohen sot në Uashington.
Takimi i G-20 është para mbledhjes pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, që duhet të mbahet gjatë fundjavës së ardhshme.
Në mbledhjen e FMN-së dhe Bankës Botërore merr pjesë edhe delegacioni i Maqedonisë i krtesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavrevski.