Tajvani i interesuar për bashkëpunim me Kosovën
Prishtinë, 27 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim ambasadorin e Tajvanit në Hungari, Weng-lung Tao.
Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Tao rreth aktiviteteve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit privat, avancimin e politikave tregtare, ndryshimet në politikat fiskale dhe ambientin e biznesit që po përmirësohet në vazhdimësi për të inkurajuar investitorët e huaj për të investuar në Republikën e Kosovës.
Ambasadori Tao shprehu interesimin e shtetit Tajvanez për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kosovën dhe për mundësitë e investimeve tajvaneze në Kosovë.