20 Prill 2025

Tajlanda e para në botë për eksportin e orizit

Bankok, 1 shtator - Tajlanda do të zërë vendin e parë në botë për eksportin e orizit pasi gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka eksportuar sasinë më madhe, thekson një raport analize i lëshuar të mërkurën nga Banka e Bankokut .

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, sasia e përgjithshme e eksportit tajlandez të orizit kaloi mbi 5 milionë tonë, duke shënuar një rritje prej 12.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlera e përgjithshme e eksportit arriti në afro 250 milionë dollarë, me një rritje prej 8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Së fundi, Shoqata e Tregtarëve të Eksportit të Orizit e Tajlandës korrigjoi objektivin vjetor të eksportit të orizit nga 9.5 milionë tonë në 9 milionë tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)