Swatch realizon profit prej 8.143 miliardë frangash në 2012
Bernë, 11 janar - Industria zvicerane e orëve Swatch ka realizuar gjatë vitit 2012 një profit prej 8.143 miliardë frangash, që është për 14 për qind më shumë se një vit më parë.
Kështu Swatch ka fituar një miliard franga më shumë në vitin 2012 se në vitin fiskal 2011.
Swatch kishte shënuar rritje në shitje sidomos në Kinë.
Ndërkohë kompania nuk është zhvilluar në sistemet elektronike. Ky segment ka vazhduar të përballet me presionin në rënie të çmimeve dhe të normave të këmbimit të pafavorshme, bën të ditur Swatch.
Profiti ka shënuar rënie në këtë segment për 7.4 për qind në 311 milionë franga