Suficiti tregtar kinëz arriti 17 miliardë dollarë në tetor
Pekin, 11 nëntor - Në muajin tetor të këtij viti, suficiti tregtar i Kinës kapi shifrën e 17 miliardë dollarëve amerikanë, 36.5% më pak se një muaj më parë.
Të dhënat u publikuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e Kinës më 10 nëntor.
Sipas këtij raporti, në muajin tetor, vëllimi total i import-eksportit në Kinë shënoi rreth 297.9 miliardë dollarë amerikanë, shifër kjo 21% më e lartë se ajo e një viti më parë.
Ndër to, 157.5 miliardë dollarë amerikanë janë shënuar nga eksporti.
Krahas këtyre, vëllimi i përgjithshëm në 10 muajt e parë ishte 2.98 trilionë dollarë, 24% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhën të një viti më parë.