Suficiti tregtar i Kinës zë 3.2% të GDP-së
Pekin, 27 janar - Vitin e kaluar suficiti tregtar i Kinës ishte afro 180 miliardë dollarë, afro 3.2% e GDP-së. Kjo përqindje është më e ulët se treguesit e Gjermanisë dhe të Japonisë, tha zv/ministri kinez i Tregtisë, Zhong Shan.
Sipas tij, vitet e fundit pesha specifike e suficitit tregtar kundjet GDP-së është ulur gradualisht. Ekuilibrimi i tregtisë është më fokus të politikës kineze në tregtinë e jashtme dhe vendi nuk synon një suficit tepër të madh tregtar.
Ekuilibrimi i tregtisë përfshin jo vetëm tregtinë e mallrave, shpjegoi ai, por edhe sektorin e shërbimeve. Për Kinën, suficiti duket vetëm në tregtinë e mallrave, ndërsa në sektorin e shërbimeve, Kina ka deficit.
Zëvendësministri, theksoi se ekuilibrimi i tregtisë nuk mbështetet vetëm te ngjeshja e eksportimit, por nëpërmjet zgjerimit të importit, shtimit të investimeve jashtë vendit dhe masa të tjera.