Suficiti tregtar i Kinës vazhdon prirjen e uljes
Pekin, 20 tetor - Në një kohë kur tregtia e jashtme e Kinës gjatë këtij viti pësoi rritje, suficiti tregtar u ul me 10.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Ministrisë kineze të Tregtisë, suficiti i tregtisë së jashtme arriti në 107.1 miliardë dollarë.
Deri në shtator suficiti tregtar i Kinës zuri vetëm 4% të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme.
Ulja e suficitit tregtar sipas Ministrisë së Jashtme, vjen pas masave të qeverisë kineze për nxitjen e ekuilibrit në tregtinë e jashtme.
Ky fakt e bën të paarsyeshme presionin që ushtrohet ndaj Kinës mbi problemin e suficit të saj tregtar.