03 Maj 2024

Suficiti tregtar i Kinës u reduktua me rreth 160 miliardë dollarë

Pekin, 6 janar - Suficiti tregtar i Kinës, çështje përplasjesh me partnerët ekonomikë, u reduktua me rreth 160 miliardë dollarë në vitin 2011, deklaroi sot ministri i Tregtisë, Chen Deming, i cituar nga agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

Në vitin 2010, suficiti tregtar i ekonomisë së dytë botërore, që mbetet i varur nga eksportet për rritjen e saj ekonomike, regjistroi një rritje prej 183,1 miliardë dollarë.

''Volumi i tregtisë së jashtme u rrit vitin e kaluar me më shumë se 20 për qind për të arritur në 3 600 miliardë dollarë'', shtoi ministri kinez.

Suficiti tregtar i Kinës është një çështje përplasjeje me partnerët ekonomikë, veçanërisht me SHBA-në që ka regjistruar një deficit të thellë në këmbimet e saj me Pekinin.

Sipas Uashingtonit, ky çekuilibrim është pjesë e pasojave të zhvlerësimit të juanit, që iu jep një avantazh prodhimeve kineze në tregun amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)