20 Prill 2025

Suficiti tregtar i Eurozonës në gusht arriti 6.6 miliardë euro

Frankfurt, 18 tetor - Suficiti tregtar i Eurozonës në gusht ishte 6.6 miliardë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit kaluar ishte 5.7 miliardë euro, njoftoi të martën Agjencia Europiane e Statistikave (Eurostat).

Sipas të dhënave, vëllimi i eksportit dhe vëllimi i importit në gusht u rritën përkatësisht 3.7 për qind e 2.1 për qind në krahasim me muajin e kaluar.

Nga janari deri në korrik të këtij viti, suficiti më i madh tregtar i përket Gjermanisë.

Përveç kësaj, Eurostat publikoi të dhënat e inflacionit për muajin shtator. Përqindja e inflacionit e llogaritur në bazë vjetore në Eurozonë ishte 2.6 për qind duke mbajtur të njëjtin nivel me muajin gusht. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)