Suficiti buxhetor rus arriti në 35 miliardë euro
Moskë, 16 nëntor - Buxheti federal i Rusisë në periudhën janar-tetor të vitit 2011 rezultoi me një suficit prej 1,4 trilionë rubla, njoftoi Ministria e Financave e Federatës Ruse.
Të ardhurat buxhetore në periudhën janar-tetor të vitit 2011 arritën në 9241,21 rubla, kurse shpenzimet - 7841,39 miliardë rubla.
Përpara qeverisë ruse u shtrua detyra e arritjes në buxhetin pa deficit aty nga viti 2015. Në fillim të vitit në Ministrinë e Financave mendonin se kjo detyrë mund të arrihet tashmë në vitin 2014, në qoftë se çmimet e naftës do të mbeten në nivelin rreth 100 $ për fuçi.