Stabilizohen tregjet e aksioneve në Europë dhe Azi
Bruksel, 24 shtator - Tregjet e aksioneve në Azi dhe Evropë u stabilizuan disi në fund të ditës, pasi pësuan humbje të ndjeshme mes shqetësimeve për një recesion tjetër të ekonomisë botërore.
Zyrtarët e financave nga 20 vendet më të pasura dhe me zhvillim të shpejtë ekonomik premtuan të ndërmarrin një përpjekje të përbashkët për të nxitur ekonominë globale në vështirësi. Por kjo nuk arriti të zbusë shqetësimet e investitorëve që kanë parë sesi 3 presje 4 trilionë dollarë janë fshirë nga portofolet e tyre këtë javë.
Më pas indekset e tregjeve evropiane dhe amerikane kaluan në territore pozitive pas një përqind rënie të tregut të Hong Kongut.
Analistët thonë se investitorët janë skeptikë se udhëheqësit evropianë do të jenë në gjendje të sigurojnë mospërhapjen e problemit të borxhit në kontinent, ndërsa rritja ekonomike mbetet e zbehtë dhe papunësia është e lartë në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe e botës