Spykers përfundimisht blen Saab-in
Stokholm, 24 shkurt - Tani është e qartë se Spykers përfundimisht ka blerë kompaninë e automobilave Saab, meqë kontrata e fundit me GM është nënshkruar, bën të ditur Saab për agjensinë TT.
Edhe Spyker Cars konfirmoi të martën pasdite se është nënshkruar kontrata me Gjeneral Motorsin për të blerë kompaninë e automobilave Saab.
Ndërrimi i pronarëve u bë në ora 16:30 më 23 shkurt, shkruan Spyker në një njohtim për media.