26 Dhjetor 2024

Spanjë, shitjet me pakicë shënojnë rënie rekord

Madrid, 30 maj - Papunësia në Spanjë është aktualisht në nivelin më të lartë në dy dekada, gjë që po shkakton të ashtuquajturën “spirale për poshtë”, pasi mungesa e të ardhurave po sjell rënie të konsumit dhe rënia e konsumit po sjell pakësim të mëtejshëm të vendeve të punës.

Lajmi i fundit i publikuar nga Instituti i Statistikave tregon se muajin e kaluar, shitjet me pakicë ranë me 9.8 për qind, rënia më e madhe e shënuar që nga viti 2003, kur kjo statistikë filloi të mblidhet. Rënia e shënuar në prill, pason një rënie tjetër me 4 për qind në mars.

Rënia e shitjeve solli edhe rënie të mëtejshme të punësimit, që për sektorin e shitjeve me pakicë u reduktua me 1.2 për qind.

Norma e papunësisë aktualisht ka arritur në 24 për qind të popullsisë së aftë për punë dhe ekonomia e Spanjës është rikthyer në recesion. 29 maj 2012 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)