Spanjë, përurohet tregu më i madh evropian
Madrid, 19 shkurt - Në periferi të kryeqytetit spanjoll Madrid, u çel \"Sheshi i Lindjes\", qendra e mallrave të shitjes me shumicë.
Kjo qendër, me sipërfaqe prej 51 mijë metra katrore, përbëhet nga 80 depo dhe është tregu më i madh i shitjes me shumicë në Spanjë, e madje në Evropë.
Ministri spanjoll i Zhvillimit, José Blanco López, tha në ceremoninë e çeljes, se Kina është jo vetëm \"fabrika e botës\", por edhe \"tregu i botës\". Në këtë treg, kompani dhe biznesmenë evropianë, do të ofrojnë produkte e shërbime për klientë të klasës së mesme kineze.