Spanjë, bien interesat e letrave me vlerë

Madrid, 18 tetor - Interesat e letrave me vlerë të Qeverise spanjolle kanë rënë në nivelin më të ulët që prej muajit prill, çka do të thotë se të paktën për momentin, vendit nuk do t\'i nevojitet një dorëzani e Bashkimit Europian.
Interesi mbi bonot 10-vjeçare spanjolle mberriti nivelin 5,54 për qind, ne nje kohe kur ne korrik, llogaritej ne 7 për qind.
Një prag i tille i coi automatikisht Greqine, Portugaline dhe Irlanden drejt paketave te ndihmes nga blloku europian. Situata e Spanjes vazhdon megjithate t\'i shqetesoje investitoret sepse shume nga rajonet e saj e kerkojne nderhyrjen nga jashte. Por gjendja duket me e zbutur.
Edhe agjensia e vleresimit te riskut, Moody`s njoftoi se nuk do ta ule rating-un e vendit deri ne statusin \'junk\', apo niveli ku bonot nuk kane vlere fare. Tregu spanjoll i aksioneve fitoi sot 1,9 për qind, e ne ngritje kane qene edhe indekse te tjera europiane.
Nderkohe Gjermania, ekonomia me e madhe e Europes, i çoi parashikimet e rritjes se saj ekonomike per 2012-ten nga 0,7 për qind ne 0,8, ndonese nuk beri dot te njejten gje edhe per projeksionit e vitit qe vjen.
Presidenti francez Francois Hollande nga ana tjeter deklaroi per shtypin vendas se fundi i krizes se Eurozones, eshte \'shume i afert\'.