Spanjë, bie shkalla e besueshmërisë për kredi
Madrid, 29 maj - Agjencia e vlerësimit të riskut të kredive "Fitch", ka ulur shkallën e besueshmërisë së Spanjës për kredi në vlerësimin e dytë më të mirë.
Kompania që merret me vlerësimin e riskut të kredisë përmendi si shkaqe borxhet e larta të vendit si dhe kursin drastik të kursimeve të qeverisë socialiste.
Këto do të ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike të Spanjës.
Rënia e shkallës së besueshmërisë për kredi nga kjo agjenci me shumë ndikim, shton dyshimet në tregjet financiare për rimëkëmbjen e shpejtë të eurozonës.