Spanja regjistroi një rënie të ulët të deficitit të saj publik
Madrid, 2 prill - Spanja regjistroi në vitin 2015 një rënie të ulët të deficitit të saj publik, në 5,16 të PBB-së, shumë më pak nga parashikimit, që mund të detyrojë qeverinë e ardhshme të ndërmarrë masa ekonomike jo shumë popullore.
Deficiti ka lëvizur në vitin 2015 nga 5,8 % në 5,16 %, deklaroi ministri i Buxhetit, Cristobal Montoro gjatë një konference për shtyp.
Ai e cilësoi këtë reduktim si të pamjaftueshëm, ndërkohë që Madridi kishte premtuar në Bruksel se do e ulte deficitin në 4,2 për qind.
Ky është viti i tetë radhazi që Spanja nuk përmbush objektivat e saj.
Ekonomia spanjolle u godit fuqishëm nga një krizë e thellë nga e cila filloi të dalë në vitin 2014, por vazhdon të përballet me një deficit dhe një borxh publik gjigant, 99 për qind të PBB-së.
Qeveria dalëse e Mariano Rajoy (Partia Popullore, PP) ishte angazhuar se në vitin 2016 do të ulte deficitin e ekonomisë së katërt të eurozonës nën nivelin e tre për qind.