Spanja premton pakësimin e deficitit buxhetor
Madrid, 22 maj - Spanja, një nga vendet e Eurozonës, që po e përjeton më rëndë krizën ekonomike dhe atë buxhetore, premtoi se do ti përmbushë objektivat për pakësimin e deficitit buxhetor, megjithë vështirësimin e gjendjes së recesionit që po përjeton vendi.
Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos, tha se masat e ashpëra që po merr qeveria konservatore do të prekin shpenzimet e mëdha të disa zona të vendit.
Të premten qeveria e rishikoi shifrën e deficitit buxhetor të publikuar në vitin 2011, që fillimisht ishte 8,5 për qind, në 8,9 për qind.
Shifrat e reja të thellimit të deficitit buxhetor thuhet se janë pasojë e deficiteve më të larta nga sa pritej në disa qeveri rajonale.
Qeveria spanjolle e rishikoi buxhetin për vitin 2012, duke e shkurtuar atë ndjeshëm, nga 35 miliardë në 27,3 miliardë euro dhe duke i kërkuar qeverive rajonale të shkurtojnë 10 miliardë euro nga fondet për arsimin dhe shërbimin shëndetësor.