Spanja nxorri në treg letra me vlerë prej 4,251 miliardë euro
Madrid, 6 dhjetor - Spanja nxorri në treg letra me vlerë me një shifër prej 4,251 miliardë euro për tre, shtatë dhe 10 vjet me një normë interesi në ulje për obligimet në 10 vjet, në krahasim me emetimin e fundit, në një kontekst pasigurie në zonën euro.
\"Departamenti spanjoll i Thesarit mori hua nga 3,5 në 4,5 miliardë euro me një kërkesë dy herë më të lartë se oferta\", theksuan burime nga Banka e Spanjës.
Normat e interesit janë në ulje për obligimet në tre dhe 10 vjet në krahasim me emetimin e fundit: 5,29 për qind për ato për 10 vjet kundrejt 5,458 më 18 tetor dhe 3,39 për qind për ato për tre vjet, kundrejt 3,617 për qind më 22 nëntor.
Norma e interesit është në rritje për obligimet në shtatë vjet pas emetimit të fundit, që daton më 19 janar të vitit 2012 (4,669 për qind kundrejt 4,541 për qind).